English

Sillte flori kontrabandë në Shqipëri, arrestohet shtetasi turk

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një shtetas turk është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kontrabanduar flori dhe bizhuteri floriri, me qëllim t’i shiste në Shqipëri.

- Advertisement -

Gjatë kontrolleve në automjetin e këtij shtetasi, u sekuestruan rreth 455 gramë flori, si dhe 35 000 euro dhe 16 200 dollarë, të përfituar nga shitja e sendeve me vlerë.

Gjithashtu, u identifikua dhe u procedua penalisht shtetasi shqiptar që shiste në Shqipëri sendet me vlerë, për llogari të shtetasit turk.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kontrabandimit të sendeve me vlerë, me qëllim shitjen në Shqipëri, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin “Gold”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi turk B. A., 39 vjeç, banues në Stamboll, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. B., 58 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte shtetasi turk, në rrugën “5 maji”, u gjetën 455 gramë flori dhe bizhuteri floriri, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar me qëllim shitjen nga shtetasi S. B.. Mallrat pa fatura blerjeje, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 euro dhe 16 200 dollarë që iu gjetën 39-vjeçarit, automjetin dhe celularin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?