Realizimi i suvenireve me simbolet kombëtare duket se është gjetja e artizanëve gjirokastritë në këto ditë të Festave të Nëntorit. Mes të tjerash interesante janë shqiponjat dykrenore apo figurat historike si Skënderbeu dhe Ismail Qemali të skalitura në gur.
Suvenirët e realizuara nga mjeshtri gurgdhendës Ermal Makri tërheqin banorët dhe turistët, të cilët i marrin si kujtim nga udhëtimi në Gjirokastër.
“Janë të kryera me pasion dhe dëshire sepse guri është diçka e veçantë në qytetin tonë dhe duhet vullnet që të merresh me këtë punë unë e kam me pasion këtë punë dhe ndihem krenar me rastin e festave të 28-29 Nëntorit kam realizuar shumë si patriot, si shqiptar se më kanë ardhur shumë njerëz që mi preferojnë dhe ndihen të kënaqur nga punët e realizuara si: shqiponjën, Skënderbeun, Ismail Qemalin kam realizuar shumë gjëra”, thotë Ermal Makri, mjeshtër gurgdhendës.
Turistët nga Kosova por edhe të huajt që vizitojnë në këtë periudhë Gjirokastrën i tërheq mjeshtëria e realizimit të suvenireve në gur.
“Janë të shumtë kërkesat që më kanë ardhur nga të huajt po edhe nga shqiptarët, edhe nga kosovarët , ndihem i kënaqur edhe çdo vit i realizoj me pasion dhe i kam të gjitha në shitoren e suvenireve që të mos më mungojnë, kam si të huajt që i preferojnë shqiponjën tonë dhe Skënderbeun por edhe vendasit, shqiptarët e Kosovës dhe vijnë dhe më kanë dhënë shumë ndjesi dhe krenari për punën time”, shprehet Makri.
Gjithmonë e më shumë turistët por edhe banorët e Gjirokastrës preferojnë si suvenire për festat punimet karakteristike të realizuara nga mjeshtrit artizanë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Një panair për suveniret, trevat e Shqipërisë ekspozojnë punimet në Sarandë
- Suveniret në Pazarin e Gjirokastrës, turistët e huaj preferojnë simbolet kombëtare