English

Sindikata e Policisë kundër qeverisë: Drafti për pensionin e parakohshëm, antikushtetues

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në fund të dhjetorit qeveria miratoi një projektligj për trajtimin financiar të punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët duan të largohen nga radhët e uniformave blu përpara daljes në pension të plotë pleqërie.

- Advertisement -

Për sindikatën e policisë ky është një draft antiligjor për të cilin do të ankohen në Kuvend e nëse do të jetë e nevojshme deri në Gjykatën Kushtetuese.

Projektligji për trajtimin financiar për punonjësit e policisë parashikon që çdo efektiv që ka mbushur moshën 55-vjeç dhe plotëson 30 vite vjetërsi në shërbim, mund të përfitojë 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

Sipas përllogaritjeve ky projektligj prek mbi 600 efektivë në detyrë aktualisht ndërsa për sindikatën e policisë është e papranueshme që ata edhe pas largimit të kenë detyrim të aktivizohen në shërbim deri në 700 orë në vit ose e thënë ndryshe 4 muaj punë.

“Pjesa tjetër që është absurde është detyrimi që kanë punonjësit e policisë për të punuar 700 orë në vit që të realizohet ky përfitim. Fjala detyrim është në shkelje të Kushtetutës, shkelje e të drejtave” nënvizon Sadetin Fishta, kryetar i sindikatës së policisë.

Sipas burimeve një pjese të mirë të efektivëve në moshë të policisë do tu ofrohet shërbimi në shoqërinë e krijuar pak muaj më parë “Illyrian Guard” që administrohet nga ministria e brendshme, si një strukturë për ruajtjen e objekteve.

“Ne po përgatisim një vërejtje tonën në lidhje më këtë ligj që do t’ia paraqesim edhe Komisionit të Sigurisë dhe Komisionit të Ligjeve. Të drejtën e kemi deri në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të të drejtave, për pasiguri juridike dhe shkelje të drejtave të punojësve. Kemi të drejtë ankese edhe si sindikatë në Gjykatën Kushtetuese” shtoi ai.

Sipas sindikatës qeveria duhet të miratojë më parë pensionin e shërbimit për punonjësit e policisë, detyrim që e zvarrit prej vitit 2014 kur u miratua ligji i ri për policinë.

Policët mbi 55 vjeç, pas largimit nga puna do të përfitojnë 50% të pagës

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?