English

Sër Keir Starmer, drejtuesi i ri i laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sir Keir Starmer është zgjedhur për të zëvendësuar Jeremy Corbyn si udhëheqës  i partisë kryesore opozitare në Mbretërinë e Bashkuar, laburistët.

- Advertisement -

Starmer ka siguruar 56.2% të votave, të cilat mjaftojnë për të mposhtur rivalët e tij, Rebecca Long-Bailey dhe Lisa Nandy.

Angela Rayner po ashtu e ka fituar garën si zëvendës/drejtuese, me 52.6% të votave.

Starmer tha se ishte nderi dhe privilegji më i madh i jetës që të zgjidhej, si dhe premtoi ta drejtonte partinë në një epokë të re, plot me shpresë dhe vetëbesim.

Më pas ai nderoi punën e bërë nga Corbyn, si dhe premtoi se do të shkulë çdo rrnëjë antisemitizmit nga partia, një detaj që i krijoi mjaft telashe paraardhësit të tij.

“Dua të nderoj Jeremy Corbyn, i cili e ka drejtuar partinë në kohë shumë të vështira, duke i dhënë energji lëvizjes dhe duke qenë një mik i vërtetë për kolegët”, tha ai.

“Sa për anëtarët e partisë, si dhe mbështetësit tanë, u them që edhe po të mos më kenë votuar, unë do t’i përfaqësoj, do t’i dëgjoj dhe do të bashkoj partinë.

“Por me të ardhmen duhet të përballemi me ndershmëri. Antisemitizmi ka qenë njollë në partinë tonë. Kam parë se çfarë problemesh u ka hapur shumë komuniteteve hebraike. Ju kërkoj falje, në emër të Partisë Laburiste”, tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?