Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Dritan Nanon dhe Dorian Alian, dy të ndaluarit për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi.
“Arrestit me burg” në mungesë është dhënë dhe për 3 të shpallurit në kërkim, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.
Burime bëjnë me dije se dy të arrestuarit Nano dhe Alia nuk e kanë pranuar akuzën në gjykatë që ngjarja ka qenë e organizuar.
Dritan Nano dyshohet të jetë organizatori i dhunimit të avokatit, i cili porositi 4 autorët. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt pronësie.
Sakaq gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të jetë e rënduar duke mos pasur asnjë përmirësim. Që prej mesditës së të mërkurës ai ndodhet në koma në reanimacion.
Deri në këto momente nga ana e stafit mjekësor nuk është vlerësuar e nevojshme që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, por orët në vijim janë vendimtare nëse do të ketë reagim nga pacienti. Në spitalin e Traumës kanë shkuar të premten për të vizituar avokatin Sokol Mëngjesi, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro.
3 autorët e kësaj ngjarje të rëndë vijojnë ende në arrati.
LEXONI GJITHASHTU:
- “S’donim ta vrisnin”- Flet autori i sulmit ndaj avokatit, “kyç gojën” organizatori
- EMRAT| Dhunuan me leva avokatin Sokol Mëngjesi, identifikohen 4 autorët