English

Situata me COVID-19, burime jozyrtare konfirmojnë ndërprerjen e “Check-up” me afat të pacaktuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Burime jozyrtare konfirmuan për Euronews Albania se koncesioni i shumëpërfolur i “Check-up” në shëndetësi është pezulluar nga qeveria për një periudhë të papërcaktuar kohe. Burimet thanë se një masë e tillë është ndërmarrë në kushtet e shpërthimit të epidemisë së COVID-19 në vendin tonë dhe nevojës për shtim të financimeve qeveritare në sistemin shëndetësor.

- Advertisement -

Koncesioni i “Check-up” u kritikua gjerësisht nga opozita dhe shoqëria civile në Shqipëri si jo efikas, i panevojshëm dhe me kosto të rënda për financat e varfra të Shqipërisë.

Partia Demokratike e ka paditur sërish në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion koncesionin e “Check-Up”, ndërsa në 2017, Prokuroria e Tiranës vendosi të pushojë hetimet pas një kallëzimi të PD për dhënien me koncesion të “Check up”, koncesionit te hemodializës si dhe koncesionin e sterilizimit.

Por, organizata e shoqërisë civile “Nisma Thurje” e paditi sërish koncesion e sterilizimit në SPAK në ditët e para të krijimit të strukturës antikorrupsion.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?