English

Situata me COVID-19, Edi Rama u drejtohet me një mesazh të ri qytetarëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur t’u drejtohet bashkëqytetarëve me një mesazh, i cili përmban fjalë të shenjta që janë artikuluar nga Papa Françesku.

- Advertisement -

Me një shënim në “Facebook”, shefi i qeverisë shqiptare ka zgjedhur të citojë këtë mesazh: “Nuk është koha për gjykimin tuaj, por koha e gjykimit për të gjithë ne, koha për të zgjidhur çfarë kalon, për të ndarë çfarë është e rëndësishme e çfarë jo”.

Qeveria shqiptare ka aplikuar masa të forta mbi lëvizjen e qytetarëve duke e kufizuar atë në maksimum. Kjo masë, sipas qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore është e vetmja formë, e cila ndihmon në uljen e përhapjes së pandemisë globale të COVID-19. Deri tani numri i të prekurve në vendin tonë nga pandemia ka arritur në 243 persona, ndërsa 15 të tjerë kanë ndërruar jetë.

92007350_10157591290931523_2901782305787871232_o.jpg

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?