English

Situata me COVID-19, Meta njofton se do të ulet në tryezë me Ramën dhe Bashën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta lajmëroi dje në mbrëmje se mund të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.  Në një intervistë në Top Channel, presidenti bëri të ditur se mund ta mbledhë Këshillin “brenda dy ditëve” për të diskutuar masat e marra nga ana e qeverisë për parandalimin e coronavirusit.

- Advertisement -

Meta theksoi se ka patur komunikim me qeverinë për të gjithë hapat e ndërmarrë për frenimin e përhapjes së COVID-19 dhe i vlerësoi masat e marra prej saj. Këshilli i Sigurisë kombëtare mblidhet në situata të jashtëzakonshme dhe ul në të njëjtën tryezë, presidentin, kryeministrin, shefin e opozitës anëtarë të qeverisë dhe të agjencive më të rëndësishme ligjzbatuese në vend. Për herë të fundit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh më 2 dhjetor të vitit të fundit, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

nNdërkohë më herët Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim njoftoi se kishte zhvilluar dy biseda, një me Presidentin Ilir Meta dhe një tjetër me Kryeministrin Edi Rama. Sipas njoftimit që vetë kryediplomatja amerikane shpërndau në rrjetet sociale, në bisedën e zhvilluar me Metën dhe Ramën, ajo u ka shprehur vlerësimet për atë që e quan “udhëheqje të bashkuar” në luftën kundër Covid-19.

“Fola me Presidentin Ilir Meta dhe me Kryeministrin Edi Rama për t’u shprehur vlerësimet për qëndrimin udhëheqës të bashkuar kundër Covid-19. U sigurova që Ambasada Amerikane në Tiranë do të bëjë pjesën e saj. Le të qëndrojmë të bashkuar, le të qëndrojmë të disiplinuar dhe të fitojmë”, shkruante në mesazhin e saj ambasadorja Kim.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?