English

Situata në Itali, disa shtete evropiane marrin masa për të parandaluar virusin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të gjitha shtetet duhet të reagojnë ndaj coronavirus për të parandaluar një pandemi të mundshme ishte ky paralajmërimi që dha një ditë më parë OBSH teksa situata në vendin fqinj në Itali është kritike me qindra të infektuar.

- Advertisement -

Ndërsa në Itali shumë zona veriore janë nën masa të forta kontrolli vendet e tjera të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë se çfarë masash duhet të ndërmarrin për të parandaluar që virusi të mos kalojë Alpet.

Edhe pse BE bëri me dije se nuk është e nevojshme pezullimi i zonës Schengen disa shtete kanë nisur të marrin masa.

Qeveria franceze po ashtu konfirmoi se nuk ishte e nevojshme të mbylleshin kufijtë me Italinë . Ishte vetë ministri francez i Transportit i cili u shpreh se mbyllja e kufijve do të ishte e pakuptimtë. Në Francë aktualisht ka 12 të infektuar me coronavirus.

Zagrebi ka njoftuar se të gjithë udhëtarët që vijnë nga Italia do të monitorohen dhe se të gjitha udhëtimet e  planifikuara të shkollave drejt   Italisë do të anulohen. Ministrja e Jashtme kroate u bëri thirrje shtetasve të saj të shmangin udhëtimet në zonat veriore të Italisë Veneto e Lombardi, dy rajonet më të prekura nga COVID-19.

Edhe autoritetet rumune kanë njoftuar se të gjithë shtetasit italianë që vijnë nga rajonet italiane ku janë konfirmuar rastet me virusin do të futen në karantinë  për 14 ditë. Nga ana tjetër  Agjencia e lajmeve AP raportoi  se njerëzit në kufi u kërkohet vetëm të plotësojnë një formular.

Hungaria nga ana tjetër bëjnë me dije mediat vendase ka futur në karantinë 15 njerëz, mes të cilëve 11 të rinj të cilët janë kthyer nga veriu i Italisë. Është bërë thirrje që të shmangen udhëtimet drejt Italisë Veriore.  Edhe Tunizia një ditë më parë raportoi se mund të pezullonte disa fluturime ajrore me Italinë.

Ndërsa frika tashmë ka pushtuar edhe Evropën sidomos pas asaj çka po ndodh përtej Adriatikut OBSH ka bërë me dije se më shumë se 80% e pacientëve me coronavirus kanë një virus të lehtë dhe mund të shërohen, 14% vuajnë nga sëmundja të rënda sikurse pneumonia dhe vetëm 5% e rasteve konsiderohen kritikë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?