çPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim të paparalajmëruar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Thaçi njoftoi se ky takim informues vjen para konsultimeve me partitë politike, pas shkarkimit të qeverisë nga Kuvendi i Kosovës. Ai ritheksoi se Kosova ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse dhe me orientim të qartë euroatlantik.
“Ambasadorët i informova se gjatë kësaj jave do t’i fillojë konsultimet me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do të vendosë për opsionin më të mirë për të dalë nga kjo situatë. Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik e qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik”, shkruan Presidenti Thaçi.