English

Situata nga zjarret në vend, ja ku ndodhen vatrat aktive

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zjarri në fshatin Delbnisht, në Kurbin është shuar plotësisht dhe nuk ka më asnjë vatër aktive.

- Advertisement -

Kjo është bërë e mundur nga Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Edhe në Kishën e Laçit, aty ku që prej së martës situata prej flakëve ka qenë e vështirë, tashmë është normalizuar gjithçka.

Është bërë e mundur edhe shuarja e një vatre zjarri pranë superstradës Milot-Lezhë.

Në fshatin Treblovë, në Vlorë, zjarri është shuar plotësisht. 4 shtëpi u shpëtuan falë ndërhyrjes me helikopter.

Ndërkohë në fshatin Jarua, në Fier është ende duke u punuar për mbajtjen në kontroll të vatrave. Fatmirësisht rreziku nga banesat është shmangur.

Edhe në Tepelenë, në fshatin Sinanaj po punohet për të izoluar një vatër zjarri.

Puna vijon edhe në fshatin Grazhdan, në bashkinë e Finiqit për normalizimin e vatrës pas riaktivizimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×