English

‘Situata politike e rëndë’, Baton Haxhiu flet për destabilizim të Ballkanit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti Baton Haxhiu thotë se situata gjeopolitike është shumë e rëndë, pasi shtete si Rusia apo Irani dhe grupe të tjera, janë të interesuar për destabilizimin e Ballkanit.

- Advertisement -

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se për destabilizimin e rajonit mund të përdoret edhe Shqipëria përmes ish-kryeministrit Sali Berisha, i shpallur së fundmi ‘non grata edhe nga Britania e Madhe.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm edhe për faktin se kemi një ndjeshmëri të jashtëzakonshme të grupeve të interesit dhe grupet gjeopolitike, sidomos Rusia, Irani dhe grupe të tjera, të cilat dëshirojnë të destabilizojnë Ballkanin dhe atë përmes Shqipërisë.

Shumë lehtë mund të gjejnë rrugën e tyre përmes Berishës, jo përmes Berishës si politikan, se nuk besoj se është çmendur Berisha që të hyjë në kontakt me Rusinë dhe Iranin, por që ata të aktivizojnë njerëz që pastaj ia veshin Berishës për një turbullirë brenda Shqipërisë. Është një situatë gjeopolitike shumë e rëndë, jashtëzakonisht e rëndë”, tha Haxhiu.

Sali Berisha deklaroi këtë të premte se i është ndaluar hyrja në territorin e Britanisë së Madhe. Sipas tij, vendimi është në vazhdën e shpifjeve të sponsorizuara nga Soros.

Arsyetimi që Berisha kishte marrë për këtë vendimi ishin lidhjet me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Britani dhe korrupsioni.

Pavarësisht se vendimi është konfidencial, Berisha theksoi se e bëri publik për qytetarët shqiptarë me të cilët ka qenë gjithnjë i vërtetë.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×