Në aksin rrugor të Qafë Thanës e cila është e mbuluar nga dëbora situata me qarkullimin paraqitet problematike.
Pavarësisht punës së firmës kontraktore për hapjen e rrugës, situata vijon të jetë e rënduar pasi dëbora është duke fryrë me erë e kësisoj edhe radha e automjeteve është e gjatë.
Temperaturat shënojnë – 2 gradë celsius ndërsa situata e rënduar vijon për më tepër se dy orë.
Ende nuk është bërë kriposja e rrugës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Moti i keq përfshin vendin, policia tregon akset problematike
- Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari