Banorët e fshatrave rreth Rinasit kundërshtojnë zgjidhjen e dhënë nga drejtori i ARRSH-së për lëvizjen e mjeteve në rrugë alternative.
Një banor deklaroi se rrugët që përmend kreu i ARRSH-së janë me gropa dhe është e pamundur që në to të lëvizin banorët e zonës me makinat e tyre.
“Protesta do të vijojë me bllokimin e rrugës. Kemi marrë leje në polici deri në orën 12. Ta dëgjojë drejtori i ARRSH-së, të vijë drejtori i ARRSH-së që të më tregojë rrugët alternative. Rrugët që na thotë ai, është rrugë e vjetër, rruga është me gropa, nuk ka rrugë”, u shpreh një banor.
“Është e pamundur të kalohet. Fëmijët nuk i kemi çuar në shkollë. Këto dy ditë që kemi bërë nga 20 km për të shkuar në punë. Duhet të dalësh nga Vora të vish në Qafë të Kasharit, ose të dalësh nga Fushë-Kruja, në Valias dhe më pas të vish këtu”, tha një tjetër banor.
Të martën, kreu i ARRSH-së deklaroi se banorët mund të përdorin “Rrugën e Xhamisë”, si rrugë alternative.
“Kemi një segment tjetër që lidh zonën e Ahmetaq-Prezës me fshatin e Rinasit në mënyrë direkte nga rruga Fushë Krujë -Vorë”, u shpreh ai.
Aktualisht për të shkuar në aeroportin e Rinasit, mjetet duhet të ndjekin rrugën Qafë Kashar- Rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit e deri në Ahmetaq. Ndërsa për t’u kthyer, do të ndjekin rrugën Ahmetaq, Vorë – Qafë Kashar.
Për mjetet që vijnë nga veriu në drejtim të Rinasit, do duhet të ndjekin itinerarin Fushë Krujë -Vorë -Qafë Kashar dhe aeroport.
ARRSH mori këtë vendim më 1 maj për shkak të trafikut të rënduar të automjeteve që shkonin drejt aeroportit pas lirimit të masave anti-covid.
LEXONI GJITHASHTU:
- Banorët e Rinasit sërish në protestë, bllokojnë rrugën për në aeroport
- Protesta në Rinas, ARRSH tregon rrugët e tjera alternative
- Kreu i ARRSH-së: Rruga e Rinasit është vetëm për aeroportin