Një video ka qarkulluar në rrjetet sociale ku duket një skaf i cili kalon kufizimet e lejuara në Potam, Himarë.
Policia ka lajmëruar përmes një njoftimi se ka marrë masa për ngjarjen duke identifikuar mjetin lundrues dhe pronarin.
49-vjeçari u gjobit me 200 mijë lekë dhe skafi i tij u bllokua për 5 ditë.
“Theksojmë se në vendin ku janë bërë filmimet është i përcaktuar nga bashkia Himarë, korridori për hyrje-daljet e mjeteve lundruese,” – thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë skafistët të cilët po pengohen për kryerjen e aktivitetit të tyre kanë paralajmëruar se do të marrin masa për kufizimet e vendosura, sipas tyre pa të drjetë.
LEXONI GJITHASHTU: