Një skaf ka ngelur në mes të detit këtë të premte. Policia Kufitare e Dhërmiut ka ndihmuar drejtuesin e mjetit lundrues i cili rrezikonte mbytjen.
Sipas njoftimit që erdhi në sallën operative, skafi kishte pësuar një defekt teknik dhe për këtë arsye nuk mund të dilte në breg.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, thuhej në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU: