4 pushues janë ndihmuar nga policia për të dalë në breg pasi skafi i tyre ka pësuar një defekt.
Të dielën, gjatë patrullimit, policia mori njoftimin se 4 shtetasit kishin mbetur në në det të hapur, në “Kune Vain”, në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Drinit”, rreth 1.3 milje larg bregut.
Sipas njoftimit të policisë, vetë zona ishte vështirë për t’u manovruar.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë tërhequr dhe nxjerrë në port mjetin lundrues skaf, bashkë me 4 shtetasit, të cilët janë në gjëndje të mirë shëndetësore, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU: