English

Skandali i trukimeve përfshin bilardon, pezullohet 10 profesionistë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Skandali i trukimeve ka përfshirë dhe një tjetër sport jo aq popullor sa futbolli, bilardon. Federata Ndërkombëtare WPB dhe WPBSA, bën me dije se ka pezulluar 10 lojtarë profesionistë me origjinë nga Kina, të cilët dyshohet si të përfshirë në shitjen e ndeshjeve me qëllim përfitimin nga bastet sportive.

- Advertisement -

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ish-kampioni i Mbretërisë së Bashkuar Zhao Xintong dhe Zhang Jiankang i janë bashkuar listës së lojtarëve të pezulluar tashmë nga Ëorld Snooker Tour, për shkak të hetimeve

Zhao, i cili mundi Luca Brecel për të fituar titullin e Kampionatit të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2021, dhe Zhang, numri 82 i botës, janë ndaluar të marrin pjesë ose të konkurrojnë në çdo turnament.

“Pezullimi do të qëndrojë në fuqi deri në përfundimin e hetimit ose çdo akuze të mëvonshme që mund të ngrihet. Të dy Zhao dhe Zhang kanë të drejtë ta apelojnë këtë vendim”, njofton Federata Ndërkombëtare e Bilardos, duke shtuar se “hetimi më i zgjeruar ishte në fazën e avancuar dhe do të finalizohet shumë shpejt”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?