English

Skanerët e aeroporteve “nuk janë dobishëm” për frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Skanimi për të parë nëse ka shenja koronavirusi tek pasagjerët që vijnë në aeroportet e Europës nuk është mënya e duhur për të frenuar përhapjen e këtij virusi, ka thënë një ekspert për Euronews.

- Advertisement -

Pasi Penttinen tha se periudha e inkubimit për virusin zgjat deri në dy javë, çka do të thotë se kontrollet për pasagjerët nuk do të mund ta zbulonin dot nëse një pasagjer është mbartës i virusit.  

Penttinen, ekspert i sëmundjeve infektive në Qendrën Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, thotë se karantina është një metodë më e sigurt.

“Efikasiteti i skanimit në hyrje të aeroporteve të Europës me shumë gjasë është shumë i ulët”, shpjegoi ai gjatë Good Morning Europe, në Euronews.

“Do të ketë disa raste që do të kalojnë në këtë sistem pa u kapur për shkak të afatit të gjatë të inkubimit që ka ky virus, edhe me masat që janë marrë. Kështu që është një mënyrë jo shume efikase për tu përpjekur për ta frenuar atë”.

Kina ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 170, ndërsa 8 mijë persona janë të infektuar.

Një fluturim i organizuar nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me Kinën, u nis nga Portugalia drejt Kinës për të kthyer pas 350 europianë nga një nga zonat e prekura.

Zelanda e Re, Australia, India, Singapori dhe vende të tjera po përpiqen gjithashtu të tërheqin shtetasit e tyre. Tajvani, krahina autonome që Kina pretendon se është pjesë e territorit të saj, ka kërkuar gjithashtu që të tërheqë shtetasit e saj nga Wuhani, por më pas deklaroi se së bashku me Mbretërinë e Bashkuar janë në pritje të miratimit nga Pekini.  

“Karantina është një nga metodat më të lashta në metodologjinë e sëmundjeve ngjitëse,” shtoi Penttinen.

“Efikasiteti i karantinës është në varësi se sa e qartë është përkufizimi i ekspozimit ndaj virusit”.

“Mos harroni që individët që po kthehen nga Wuhani, janë të shëndetshëm, nuk janë njerëz të sëmurë ata që po kthejmë”.

“Ata kanë pasur një farë ekspozimi ndaj kësaj situate, por kjo varet nëse kanë qenë në kontakt me njerëz të sëmurë në Wuhan”.

Të enjten, Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mbledhë një komitet të veçantë për të vendosur nëse koronavirusi i ri është një emergjencë shëndetësore globale.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?