English

Skenarët| Nga lista e përbashkët te përzgjedhja e kandidatëve, si do garojë opozita

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në kushtet që modifikimet e bëra në korrik në Kodin Zgjedhor nuk mundësojnë koalicionet parazgjedhore edhe për zgjedhjet e ardhshme politike, për opozitën shtrohen pak a shumë të njëjtat dilema për mënyrën se si do të dalë në garën e 2025.

- Advertisement -

Që nga rikthimi i Sali Berishës në krye të PD, kjo forcë politike ka garuar gjithmonë me koalicion si në zgjedhjet e parakohshme edhe në ato të rregullta vitin e shkuara. Nëse në të gjitha këto procese Berisha me të tijtë deri dikur ka qenë i detyruar për të formuar koalicione, pasi nuk kishte të drejtën e regjistrimit në zgjedhje me siglën e PD, këtë herë pas vendimit për vulën më 11 qershor shumë balanca kanë ndryshuar.

Janë dy dilemat më të mëdha në këto momente për opozitën që du duhet t’u japë një drejtim sa më shpejt.

Kandidatët për deputetë dhe formula se si ata do të përzgjidhen dhe mbi bazën e cilave kritereve disa do të futen në listën e sigurt dhe disa të tjerë në listën e hapur ku do të jetë vota preferenciale ajo që do të vendosë se kush do marrë mandatin e deputetit.

Çështja tjetër ka të bëj me partitë aleatë, duke nisur nga ata tradicional si Mediu i Republikanëve dhe Duka i Agrarëve, por deri tek Ilir Meta me Partinë e Lirisë. Ky i fundit doli hapur pak ditë më parë, duke shpallur kandidimin e tij për deputet në qarkun e Tiranës, por mbetet për t’u parë nëse edhe këtë herë, si në 2021-in, Ilir Meta do të ketë listën e tij të kandidatëve për deputetë, apo do të shkohet me një listë të përbashkët.

Tej këtyre dilemave, ajo që është e sigurt në këto momenti është procesi i primareve, përmes të cilit pritet që të kalojnë dhe filtrohen të gjithë pretendentët për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e pranverës 2025-ës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?