English

Skoci, votohet për të bërë falas produktet e menstruacioneve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të martën, Skocia pritet të bëhet vendi i parë në botë që do u heqë çmimin e produkteve të menstruacioneve.

- Advertisement -

Deputetët skocezë do të diskutojnë në parlament produktet e periodave, një projektligj i propozuar nga Monica Lennon e partisë së Laburistëve në 2017.

Projektligji pritet të kalojë që me votimin e parë dhe është llogaritur se do të ketë një kosto prej 24 milionë paundësh në vit (28.7 milionë euro).

Skocia është gjithashtu shteti i parë në botë që ka ofruar produkte sanitare falas në shkolla, kolegje dhe universitete që nga 2017-a.

Në janar të 2018-s, qeveria skoceze u ka shpërndarë autoriteteve lokale 4 milionë paund për të mundësuar pajisjen me produkte sanitare falas në biblioteka si dhe në qendrat e kohës së lirë dhe të argëtimit.

Legjislacioni i ri e detyron qeverinë që t’i ndajë produkte për menstruacione falas për “këdo që ka nevojë t’i përdorë ato në Skoci”, duke përfshirë dhe institucionet publike të cilët duhet të pajisen me peshqirë sanitarë dhe tamponë.

Sipas një hulumtimi të 2017-s nga “Plan International UK”, një në 10 vajza nuk kanë mundësi financiare për të përballuar blerjen e produkteve të menstruacioneve. Gjithashtu, 15 për qind e vajzave nga mosha 14 në 21 hasin vështirësi për t’i këto produkte, 14 për qind u është dashur të marrin hua nga shoqet për shkak të problemeve financiare ndërsa 12 për qind u është dashur të improvizojnë veshje sanitare për shkak se nuk i përballonin dot çmimet.

Më herët gjatë këtij viti, qeveria britanike prezantoi një skemë për t’i mundësuar gjithë organizatave arsimore në Angli produktet e menstruacioneve falas.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?