Pas skandaleve të korrupsionit dhe lidhjes së politikanëve me mafien, pyetja që shtohet në Sllovaki është se nëse jeta politike mund të pastrohet nga këta element të errët, dhe shpresa është te zgjedhjet parlamentare. 25 lëvizje politike kanë nominuar kandidatët e tyre, dhe të gjithë premtojnë ndryshim. Por, pas vrasjes së gazetarit investigativ, Jan Kuciak, është shumë e vështirë që në vend të krijohet besim.
“Gjëja më e rëndësishme është vrasja në mënyrë brutale e gazetarit, Jan Kuciak në shkurt të 2018. Që prej atëherë në Sllovaki nisi një procedurë pastrimi. Pas vrasjes së gazetarit ne kemi zbuluar se politika dhe mafia punojnë ngushtë. Duke qeverisur partia SMER që e cilëson veten socialdemokratë ndërtoi një rrjet të bazuar në miqësi dhe marrëdhënie të tjera, ne kemi zbuluar se një biznesmen, i quajtur Marian Kocner ka fuqi kudo”, shprehet, Zoltan Sido, gazetar.
Partia që qeveris, Smer përpiqet të mbaj pushtetin. Ata premtojnë ndryshime të përgjegjshme dhe në billbordet e tyre fytyra e ish kryeministrit Robert Fico duket shumë pak edhe pse ai është lider i partisë. Figura që udhëheq fushatën është kryeministri aktual Peter Pellegrini.
Gjatë skandaleve një forcë e re ka marrë jetë. Ekstremi i djathtë e cila ka përdorur kaosin dhe komunikimin. Kjo çon në bashkëpunimin e zërave të moderuar kundër ekstremit të djathtë.
“Ndërsa ekstremistët janë të fuqishëm në Sllovaki, ata targetojnë studentët. dhe kanë një fushatë të quajtur Rini kundër Fashizmit. Disa lëvizje u bashkuan, dhe partitë e reja i mbështesin. Sllovakia do të votojë të Shtunën, një prag prej 5% të votave duhet të përmbushet në mënyrë që një parti të marrë pjesë në shpërndarjen e Këshillit Kombëtar”, Mate Torok.