Ish-futbollisti i Holandës dhe Interit, Wesley Sneijder, ka bërë parashikmet personale në lidhje me kampionatin Europian që pritet të mbahet në Gjermani në vitin 2024.
Sipas Sneijder ekipi surprizë i kampionatit do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë. Ndërkohë që sipas tij finalja do të ndahet mes Francës dhe Anglisë, ku fitues do të shpallen “3 luanët”.
Parashikimet e Sneijder për Euro 2024:
Lojtari i ri më i mirë: Bellingham
Ekipi surprizë: Shqipëria
Golashënuesi më i mirë: Harry Kane
Lojtari më i mirë: Mbappe
Finalistët: Francë- Angli
Fituesi: Anglia
Shorti për ndarjen e grupeve pritet të bëhet këtë të shtunë në orën 18:00. Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.
LEXONI GJITHASHTU: