English

‘S’njohim propozimet e Rithemelimit për presidentin’, thotë Balla

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se për zgjedhjen e presidentit të ri do të ketë negociata vetëm me grupet parlamentare që janë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

- Advertisement -

Balla theksoi se në Kuvend nuk ka një grup parlamentar të Komisionit të Rithemelimi dhe se nuk mund të njohin propozimet nga ta.

“Nuk di që të ketë në Kuvendin e Shqipërisë një grup parlamentar të Komisionit të Rithemelimi. Konsultimet zhvillohen brenda Kuvendit të Shqipërisë”, tha Balla.

Partia Socialiste i kërkon kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të mbahet më 4 maj.

Balla tha se nga nesër deri më 29 prill do të zhvillohen negociata për një ‘president konsensual’.

PS ka 74 deputetë që nuk mjaftojnë për zgjedhjen e Presidentit në 3 raundet e para.

 

LEXONI GJITHASHTU:

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?