English

Solidaritet me Turqinë, politikanët shqiptarë shprehin ngushëllimet për familjet e viktimave të tërmetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Politikanët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe Bashkimit Evropian dhe më gjerë, kanë shprehur solidaritetin e tyre me të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë të premten mbrëma. Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook shprehet se “po ndjek situatën me shqetësim dhe dhimbje të thellë”.

- Advertisement -

“Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah të Turqisë mike!” – shkruan kreu i shtetit.

Kryeministri Edi Rama, në rrjetin e tij social shprehet se Shqipëria qëndron pranë popullit turk në këto momente tragjike.

“I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan

të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij.

“I urojmë shërim të shpejt të lënduarve dhe jemi në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë”, – shkruan kreu i PD.

“I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë”, – shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Solidaritetin dhe ngushëllimet për të afërmit e viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.8 ballë e kanë shprehur edhe politikanët nga Kosova. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur gatishmërinë e menjëhershme për të dërguar ndihma operative në Turqi. Reagimi ka ardhur edhe nga Bashkimi Evropian, zyrtarët e të cilit shprehin se po e monitorojnë situatën nga afër. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?