English

Solidariteti me mjekët, Federata Shqiptare e Futbollit dhuron fanella për stafin mjekësor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në këto ditë të vështira mjekët, infermierët dhe shoferët e ambulancave janë të parët që janë të ekspozuar ndaj virusit COVID-19. Sigurisht që të shumtë kanë qenë qytetarët që janë solidarizuar me ta.

- Advertisement -

Së fundmi edhe Federata e Futbollit ka ndërmarrë një nismë mjaft interesante. Me moton “Mjekët Kombëtarja Jonë” dhe në shenje vlerësimi ndaj tyre në fanellat e përfaqësueses do të stampohet emri i të gjithë atyre që janë në frontin e parë të luftës dhe do shpërndahen për secilin.

Emrat e tyre do të qëndrojnë në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit si një kujtesë për sakrificën e tyre! Gjithashtu, gjithashtu  do shpërndahen edhe 459 topa futbolli për fëmijët e tyre.

Gjithashtu nuk mungoi as thirrja për të qëndruar në shtëpi si një mënyrë për të kaluar këtë krizë që ka pezulluar çdo aktivitet përfshirë këtu edhe futbollin.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?