English

Sonila Qato paraqitet në Gjykatën e Posaçme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sonila Qato, ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku pritet te zhvillohet seanca paraprake nëse do të kalojë apo jo në gjykim.

- Advertisement -

Me herët, SPAK i ka komunikuar akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, në lidhje me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Më 3 tetor, ajo u thirr për herë të parë në SPAK, ku tha se ishte marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit si ish-drejtoreshë e ARRSH, lidhur me procedurat e ndërtimit të aksit Kardhiq-Delvinë.

“Është një procedurë që ka filluar tre vjet më parë me dorëheqjen time, në të cilën dhashë detaje nga rrethanat e çështjes në dijeninë time. Procedura e kallëzimit është për rrugën Kardhiq-Delvinë. Mesa u njoftova, po hetohet për shkelje të barazisë në tendera”, tha ish-drejtoresha.

Ajo refuzoi të japë komente të mëtejshme, duke shtuar se shkaku i dorëheqjes së saj ishte për t’i dhënë mundësinë drejtësisë të bëjë detyrën e vet duke hetuar deri në fund këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?