English

Sorensen zhvillon biseda të ndara me Bislimin dhe Petkoviçin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se ka zhvilluar të enjten biseda ta ndara me kryenegociatorët e të dyja vendeve, për herë të parë prej marrjes së detyrës nga paraardhësi i tij Mirosllav Lajçak.

- Advertisement -

Sorensen shkroi në X: “I vlerësoj bisedat shumë të mira dhe i mirëpres ftesat e tyre për t’i vizituar Kosovën dhe Serbinë”.

Ai nuk dha më shumë hollësi rreth bisedave e as rreth vizitave të mundshme në Prishtinë dhe Beograd.

Sorensen, i cili e nisi zyrtarisht punën më 1 shkurt, i zhvilloi këto biseda pak ditë pasi kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç, këmbyen akuza në rrjetet sociale.

Bislimi e akuzoi Serbinë për diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa Petkoviç e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshiron që komunat me shumicë serbe në Kosovë të udhëhiqen nga shqiptarët.

Nuk është e qartë se kur mund ta mbajë takimin e parë Sorensen në kuadër të dialogut, duke qenë se Kosova do të mbajë zgjedhje më 9 shkurt dhe Serbia përballet me paqartësi politike pas dorëheqjes së kryeministrit.

Në takimin e tyre të fundit në Bruksel nën ndërmjetësimin e Lajçakut, më 17 dhjetor, Bislimi dhe Petkoviç u pajtuan për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur.

Ndërkohë, Sorensen, ndryshe nga paraardhësi i tij, do të merret vetëm me dialogun ndërmjet dy vendeve fqinje, e jo edhe me çështje rajonale të Ballkanit.

Emërimi i Sorensenit është parë si pozitiv, duke qenë se 57-vjeçari e njeh rajonin. Diplomat prej shumë vitesh, ai ishte angazhuar në Kosovë, në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe në role tjera, në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?