English

Sot, Dita e Përkujtimit të Holokaustit dhe 80 vjet nga çlirimi i Aushvicit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit mbahet më 27 janar për të përkujtuar ditën kur trupat sovjetike çliruan Aushvicin, një kamp gjerman përqendrimi që ishte vendi i krimit më të madh masiv në histori, tetë dekada më parë në 1945.

- Advertisement -

Të paktën 1.1 milion njerëz mendohet se janë vrarë në Aushvic gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth 90 për qind e të cilëve ishin hebrenj.

Më 1 nëntor 2005, Kombet e Bashkuara miratuan Rezolutën 60/7, e cila vendosi që 27 janari të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.

Vendimi u mor më pas me rastin e gjashtë dekadave që nga çlirimi i Aushvicit. Ishte iniciativë e Silvan Shalomit, ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme të Izraelit, kryetar i delegacionit të atij vendi në OKB.

Rezoluta 60/7 e vitit 2005 ftoi anëtarët e OUN që të respektojnë viktimat e Holokaustit. Rezoluta bën thirrje që të mos lejohet asnjë mohim i tragjedisë së Holokaustit, si dhe përhapja e urrejtjes në përgjithësi, qoftë me motive fetare apo etnike.

Gjithashtu u kërkua të ruhen hapësirat e kujtesës, monumentet, vendet e vuajtjeve, vendet e ekzekutimit, si dhe edukimi i institucionalizuar e sistematik mbi temën e Holokaustit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?