English

Sot është dita për të bërë kthesën, thotë Jozefina Topalli

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Sot është dita për të bërë kthesën”. Kështu deklaroi ish-deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli para se të niste Kuvendi Kombëtar.

- Advertisement -

“Sot është një moment kur PD-ja duhet të kthehet te vetja e saj dhe unë kam shumë besim që ajo do ta bëjë. Nuk është hera e parë që jemi gjendur në vështirësi. Shumë herë kemi kaluar momente të vështira. Në përgjithësi nuk jemi tërhequr. Kemi thënë atë që kemi besuar dhe jemi hedhur në besimet tona, është rasti për ta bërë edhe njëherë’, u shpreh Topalli.

Ajo nënvizoi se nuk është nevoja për të pasur karrige për të bërë beteja të mëdha.

“Ndoshta mund të them një gjë, që dhe pa qenë në krye të PD-së dhe pa qenë deputete, njeriu duhet të gjejë forcën për të thënë të vërtetën e tij. Të vërtetat janë liria e gjithsecilit. Kam  mësuar se nuk është nevoja për të pasur karrige për të bërë beteja”, tha Topalli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?