Sot pritet të mbahet një mbledhje e qeverisë së Kosovës, pas vendimit të Serbisë, që për zgjedhjet parlamentare e presidenciale të këtij vendi, pakica serbe që jeton në Kosovë të votojë në Serbi.
Serbët e Kosovës do të votojnë në vendvotimet në komunat në Serbinë qendrore.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se Kosova ka kërkuar që qeveria e Serbisë t’i kërkojë drejtpërdrejtë asaj që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 3 prill, pra “që Serbia ta pranojë Kosovën”.
Për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti tha se duhet të ketë një marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vuçiç: Serbët e Kosovës do të votojnë në Serbi
- Kurti: Duhet marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë