Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nis këtë të hënë gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023.
Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, tha se familja beson në drejtësi dhe shpreson që gjykimi të jetë “efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”.
Më 15 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares Ademaj.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.
Tre të akuzuarit e tjerë janë Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe një person i katërt, emri i të cilit nuk është përmendur nga prokurorët kur ata njoftuan për ngritjen e aktakuzës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pse u vra Liridona Ademaj? Mbyllen pas një viti hetimet, gjetjet e prokurorisë
- “Pashë me sy që Liridona…”- Zbardhet dëshmia e Naim Murselit për vrasjen e gruas