Dita e sotme do të rezervojë ditën më të ftohtë të javës duke kapur vlerat -11 gradë celcius në zonat malore.Sipas parashikimeve të meteorologëve dita e sotme pritet të jetë dita më e ftohtë e vitit 2020, ndërkohë maksimalisht temperaturat këtë të martë pritet të shkojnë deri në 10 gradë.
Nga e mërkura e në vazhdim, sipas “Meteoalb” pritet normalizimi i situatës dhe kthim të temperaturave në vlera tipike për muajin janar.
Pas të mërkurës deri në fundjavë priten kthjellime e vranësira kalimtare; më të shpeshta në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e Reshjeve të pakta dhe afatshkurtra të dëborës.
Megjithatë kjo javë përkufizohet në tërësi e kthjellët dhe e ftohtë, duke bërë që Shqipëria të kalojë në vlera tipike të Janarit, ku minimalja shkon në -4 gradë dhe maksimalja në rreth 12 gradë.