Dhomat e Specializuara në Hagë shpallin sot vendimin për dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ata akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Nëse shpallen fajtorë për veprat që rëndojnë ndaj tyre, ata do të dënohen me gjashtë vjet burgim dhe gjobë prej 100 eurosh për gjithsecilin.
LEXONI GJITHASHTU: