Juristi Kreshnik Spahiu thotë se publikimi i e-maileve sekrete të drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nano nga hakerat iranianë nuk mund të jetë bërë pa një bashkëpunëtor të brendshëm.
Në një intervistë për Euronews Albania Spahiu u shpreh se është e pamundur që 4 persona nga Irani të dinë kaq specifikisht se kujt duhet t’i hyjnë në e-mail.
“Fakti që u publikuan disa e-malie të ish-kreut të policisë, Gledis Nano tregon se grupi i 4 hakerave iranianë nuk mund ta kenë bërë këtë pa një bashkëpunim nga brenda. Është e pamundur që 4 persona nga Irani të dinë kaq specifikisht se kujt duhet t’i hyjnë në e-mail. Kjo tregon se kemi të bëjmë një bashkëpunim të brendshëm, të cilët janë brenda policisë e shtetit”, tha Spahiu.
Sipas tij, problemi me publikimin e e-maileve në media lidhet me faktin se hakerat mund të hedhin e-maile që nuk janë të vërteta, të montuara që mund të krijojnë probleme për shtetin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spahiu: Mund të klonohen pasaportat, shqiptarët të përgatiten për pasoja
- Publikimi i e-maileve, eksperti Semanaj: Është hakeruar serveri i gov.al