English

SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg, paraqitet në GJKKO kryebashkiaku i Rrogozhinës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e tij me 1 vit burgim.

- Advertisement -

Memolla akuzohet për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje. Përveç dënimit me burg, SPAK ka kërkuar gjithashtu heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim kryebashkiakun e Rrogozhinës,së bashku me tre persona të tjerë: Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku. Ata akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, pas publikimit të një regjistrimi audio që ngriti dyshime për ndikim të paligjshëm.

Në regjistrimin e bërë publik, Memolla, asokohe kandidat për kryebashkiak, kërkonte nga elektriçisti i FSHU-së në Durrës, Ndriçim Tafxhata, që të mos ndërpriste energjinë elektrike të një abonenti debitor, në këmbim të votës së tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?