English

Ankimi i SPAK për rikthimin e Berishës në arrest shtëpie, përzgjidhet gjyqtari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjyqtari Engert Pellumbi i Apelit të Posaçëm u përzgjodh me short për të vendosur mbi ankimimin e SPAK për kthimin ne arrest shtëpie te ish-kryeministrit Sali Berisha.

- Advertisement -

Seanca në Apelin e Posaçëm që do të vendosë nëse Berisha do të kthehet apo jo në arrest shtëpie është caktuar më datë 3 janar ora 10:00.

Disa ditë parë Prokuroria e Posaçme dorëzoi në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Apelit kërkesën për shfuqizimin e vendimit qe revokoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën.

Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Në fund të muajit nëntor GJKKO vendosi të lirojë Sali Berishën nga masa e arrestit në shtëpi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?