English

SPAK kërkon dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën këtë të mërkurë për kryebashkiakun socialist të Devollit, Eduard Duro, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove, si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

- Advertisement -

Të njëjtin dënim, prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për katër zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu.

Në seancën e radhës, që do të mbahet javën e ardhshme, mbrojtja do të paraqesë kundërshtimet e saj dhe në fund gjykata do të vendosë mbi dënimin ose jo të tij.

Eduard Duro është marrë pak muaj më parë zyrtarisht i pandehur nga SPAK dhe akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje. Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion nga një subjekt tjetër. Përveç Duros, u hetuan edhe katër punonjës të Bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?