English

SPAK kthen dosjen “Avdylaj”, dy javë kohë për prova të reja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dështuar të dërgojë në gjyq grupin e Avdylajve të Shijakut. Gjykatësja paraprake, Irena Gjoka u ka kërkuar dy prokurorëve të çështjes të qartësojnë akuzat dhe të paraqesin prova të reja për mënyrën e bashkëpunimi me 24 anëtarëve të grupit  kriminal.

- Advertisement -

Hetuesve i janë lënë dy javë kohë nga gjykatësja dhe në datën 12 mars duhet të paraqiten me prova shtesë. Në tetor të vitit 2018 gjatë operacionit “Volvo 4” këta persona u arrestuan për akuzat e trafikut të drogës dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve këta persona kishin ngritur një laborator drogë në Brenogë të Hasit. Në këtë vend do të shërbente për prodhimin e heroinës dhe kokainës e cila do vinte ne forma të ndryshme nga Turqi. Ky hetim është një nga fraksionet e dosjes 339 të cilën prokuroria e ka dërguar në pjesë në ndryshme në gjyq. Aktualisht nën hetim është edhe pjesa e shit-blerjes së votave në Durrës në zgjedhjet e vitit 2017.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?