Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, e njohur nga publiku si SPAK-u, pritet të bëhet së shpejti me 12 prokurorë.
Një muaj nga krijimi i prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall vendet vakante për dy prokurorë të tjerë, për të përballuar fluksin e dosjeve në këtë prokurori, ku ushtrojnë funksionin aktualisht 10 prokurorë.
Më herët, KLP-ja shpalli 15 vende vakante për në SPAK, por mungesa e kandidatëve me Vetting të kaluar në të dyja shkallët, bëri që fillimisht të emërohen 8 prokurorë dhe më pas të komandohen Vladimir Mara e Dritan Prenci.
Të hënën, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të komandojë edhe 8 drejtues prokurorie mes tyre atë të Tiranës, të Shkodrës, Sarandës, Vlorës, Durrësit dhe ne 2 drejtues në apele.
Pas ngritjes, Struktuara e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur punën dhe pritet që të hetojë korrupsionin në nivele të lara drejtuese, përfshirë edhe rastet në fushën e politikës.