English

SPAK-u “shënjestron” sterilizimin, gati 12 fletëthirrje për të kallëzuarit nga Shoqëria Civile

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit SPAK identifikon 12 personat që nga e hëna 20 janarit do të pyeten në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit.

- Advertisement -

 Pas regjistrimit të këtij kallëzimi janë caktuar dy prokurorë të Njësisë së Korrupsionit në SPAK dhe kanë nisur veprimet konkrete.

 Burime sqaruan për mediat se fillimisht do të pyeten personat e kallëzuar që kanë firmosur kontratën Partneritet-Publik-Privat si dhe përfaqësuesit e kompanisë private përfituese e këtij partneriteti.

 Kallëzimi u dorëzua nga një organizatë e shoqërisë civile në SPAK më 23 dhjetor dhe me anë të tij kërkohet hetimi i ish-zyrtarëve të lartë të cilës, sikurse thuhet në kallëzim i kanë kaluar padrejtësisht një shërbim publik me kosto të ulët një kompanie private duke harxhuar më shumë para nga buxheti i shtetit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?