English

SPAK-un e pret një rrugë e gjatë, juristi SokoI Hazizaj: Vonesat do ndikojnë te puna e institucioneve të reja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për juristin Sokol Hazizaj zhvillimet e vitit që lamë pas në sistemin e drejtësisë për sa i takon krijimit të organeve të reja janë pozitive. Por është skeptik për kohën se kur do vijnë rezultatet konkrete nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale.

- Advertisement -

Kjo për shkak të vonesës trevjeçare në ngritjen e tyre.

“Do të japë rezultatet e veta jo sot, sepse edhe kjo kërkon një standard. Standardin e hetimit, pra krijimin e organit të ri që është Byroja Kombëtare e Hetimit, mënyra e funsionimit të tij dhe ngritja e strukturës.  Pra, sërish rezultati është ende në pikëpyetje. Kështuqë rezultatet pozitive do të jënë në kohë tjetër, duhen jo më pak se tre vjet të tjera”-tha ai.

Një tjetër problem sipas Hazizajt janë kompetencat e strukturës që do hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Mori nga Gjykata e Krimeve të Rënda thujase të njejtën lëndë, në 90 për qind të saj. Që do të thotë se mbeten shumë çështje në Gjykatën dhe në Prokurorinë e Posaçme. Nuk po them për karakterin kushtetues ose jo të tyre, por po them si materie që do ngelet në këto gjykata. A do ta vështirësojnë këto, sepse janë të njëjtat çështje, në hetim dhe në gjykim. Normalisht e vonojnë procesin dhe risinë për të cilin u ngritën këto organe”-theksoi Hazizaj.

Dhe e gjithe kjo situatë duket se do ketë kosto në shërbimin ndaj qytetarëve.

“Nuk shtrohet problemi këtu që a u dënua politikani apo jo, këtu problemi është i shërbimit dhe shërbimi që është shërbimi gjyqësor (gjykata) ka filluar të japë defektet e veta, që do të thotë se nuk ofrohet i njëjti shërbim”- pohoi juristi.

Juristi shton se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu ka sjellë si pasojë pamundësinë e institucioneve të reja Keshilli i Lartë gjyqesorë dhe ai  Prokurorisë për t’i zevëndësuar. Rezultati në këtë rast është mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë si dhe ka vënë në vështirësi Gjykatat e Apelit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?