English

Spanjë, 200 miliardë euro stimul për ekonominë e vendit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatës së martës, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi miratimin e një pakete lehtësuese financiare prej 200 miliardë eurosh për të mbrojtur vendet e punës dhe për të zvogëlojë ndikimin e epidemisë së coronavirusit mbi ekonominë e vendit.

- Advertisement -

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kryeministri Sanchez tha se kriza ka vënë në fre ekonominë spanjolle dhe ka lajmëruar se qeveria është duke rishikuar buxhetin e ri të rindërtimit.

Paketa e huave, garancive për kreditë dhe bonove përfaqëson të paktën 20 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto  (PBB), tha Sanchez. Qeveria do të japë 117 miliardë euro ndërsa pjesa e tjetër do të sigurohet nga kompanitë private.  

Në masat e ndërmarra nga qeveria përfshihen edhe 100 miliardë euro garanci për kreditë bankare të mbështetura nga shteti dhe likuiditet të pakufizuar për kompanitë.  

Qeveria synon të ndihmojë punonjësit që kanë humbur punën për shkak të krizë, të moshuarit dhe spanjollët e tjerë që janë të cenuar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?