English

Spanja bojkoton Samitin e Zagrebit, shkak pjesëmarrja e Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shteti spanjoll ka kërcënuar se do të bojkotojë Samitin e Zagrebit që pritet të mbahet në muajin maj, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

- Advertisement -

Sipas Radio Evropa e Lirë, zyrtarët spanjollë kanë paralajmëruar Zagrebin se nuk marrin pjesë aty ku Kosova ka pjesëmarrje të barabartë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Spanja është një nga pesë shtetet e Evropës që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur përkrahë Greqisë, Sllovakisë, Qipros dhe Rumanisë.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët spanjollë bojkotojnë takime të nivelit të lartë, nëse është e ftuar edhe Kosova. Rasti i fundit i ngjashëm ishte në takimin joformal të ministrave të jashtëm të BE-së dhe rajonit, gushtin e kaluar në Helsinki, ku ministri i atëhershëm i punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell ka lëshuar sallën për shkak të prezencës së ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Borrell sot do të qëndrojë në Kosovë si përfaqësues i lartë i politikës së jashtme të BE-së dhe zv. president i Komisionit Evropian, i angazhuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Për të njëjtën arsye Madridi zyrtar bojkotoi edhe Samitin me Ballkanin Perëndimor në Sofje në vitin 2018.

Përveç takimeve të niveleve të larta politike, Spanja ka penguar edhe përfaqësues të sporteve nga Kosova. Në vitin 2018, ekipi nga Kosova nuk u lejua të përfaqësohet me flamurin shtetëror në Kampionatin Botëror të Karatesë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?