English

Kufijtë e BE do qëndrojnë të hapur, teksa COVID-19 përhapet në Austri, Zvicër dhe Kroaci

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbyllja e kufijve të Europës do të ishte e “tepruar dhe jo efikase” kundër COVID-19, kanë rënë dakord ministrat europianë ditën e martë, pavarësisht shpalljes së rasteve të para në disa prej vendeve të BE.

- Advertisement -

Autoritetet europiane janë vënë në alarm të lartë të hënën teksa rastet e para të COVID-19 u konfirmuan në Spanjë, Austri dhe Kroaci.

Përditësimi i lajmeve mbi coronavirusin:

Shkon në 11 numri i viktimave në Itali, ndërkohë numri i personave të infektuar është 322.

Në ishujt Tenerife, 1 mijë turistë nuk u lejuan të largoheshin nga hoteli ku qëndronte një italian me simptomat e virusit

Një shkollë në Angli është mbyllur pas kthimit të nxënësve nga një ekskursion skish në Italinë e veriut.

Austria konfirmoi dy rastet e para të cilët po qëndrojnë të izoluar në një spital në Insbruk dhe se një hotel pranë qytetit është vënë në karantinë.

Rasti kroat është i një burri që ka udhëtuar në Torino.

Në Zvicër, autoritetet konfirmuan rastin e parë në kantonin italisht folës të Tesin, pranë kufirit me Italinë.

Numri i viktimave në Iran ka shkuar në 15 ndërsa 95 persona janë të infektuar, duke përfshirë dhe kreun e task-forcës të coronavirusit.

Kjo vjen pasi OBSH-ja i ka bërë thirrje shteteve që të marrin masa për të “shmangur një pandemi të mundshme”.

Italia po përpiqet që të trajtojë numrin më të madh të infeksioneve në një shtet jashtë Azisë, me 22 raste të konfirmuara deri më tani. Italia ishte dhe vendi i parë anëtar i BE ku humbën jetën shtetas nga virusi.

BE-ja është zotuar se do të dhurojë 230 milionë euro për të luftuar përhapjen e virusit në Itali dhe gjetkë, por tha se nuk do të vendosnin ende kufizime për udhëtimet apo tregtinë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom u tha gazetarëve në Gjenevë ditën e hënë se nuk ishte koha e duhur për ta shpallur COVID-19 pandemi dhe se e kishin deklaruar si emergjencë publike shëndetësore, niveli më i lartë i alarmit.  

“Përdorimi i fjalës pandemi tani nuk i plotëson kriteret”, tha ai, “por sigurisht që shkakton panik. Përdorimi i fjalës nuk do të parandalojë asnjë infektim të ri apo të shpëtojë jetë njerëzish”.

Italia përpiqet të luftojë kundër përhapjes së COVID-19

Italia ka vënë në izolim të paktën 10 qytete në rajonin e Lombardisë dhe epiqendrën e Venedikut,  Vo’Euganeo.

Policia ka shtuar pikat e kontrollit në qytetet që janë vënë në karantinë dhe policia ka ndërhyrë që të ndihmojë radhët e gjata të qytetarëve nëpër supermarkete, teksa shumë banorë kanë nxituar të blejnë ushqime në kuadër të urdhrit të karantinës.

Siçilia njoftoi për një rast të ri coronavirus të martën, një grua që kishte qenë me pushime në veri. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë vënë në izolim.

Shefi i Mbrojtjes Civile të Italisë Angelo Borrelli u ka bërë thirrje italianëve që t’i përmbahen rregullave të karantinës dyjavore.

Shumë nga rastet e reja përfaqësonin dhe infektimet e para në Itali të marra përmes infektimit sekondar.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?