English

Spanja njofton për numrin më të ulët të viktimave në dy javë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të dhënat e fundit nga autoritetet shëndetësore në Spanjë vazhdojnë të tregojnë një rënie të rasteve të reja dhe viktimave nga coronavirus në vend.

- Advertisement -

Numri i rasteve të reja shënon një rënie për të katërtën ditë radhazi çka le të nënkuptohet se masat strikte të distancimit social po nisin të shfaqin efektet e tyre pozitive.

Qytetarët vijojnë ende të infektohen dhe të vdesin nga virusi, por me një ritëm më të ngadaltë krahasuar me javën e shkuar.

Numri i rasteve të konfirmuara ka rënë në shifrën 4,273, raportuan autoritetet shëndetësore të hënën, në krahasim me më shumë se 6 mijë raste gjatë së dielës dhe mbi 7 mijë të shtunën.

Numri i viktimave nga coronavuris në 24 orët e fundit gjithashtu ka pësuar rënie për ditën e tretë radhazi, 637 viktima pohuan autoritetet, në krahasim me 674 të dielën dhe 809 të shtunën.

Ndërsa numri total i viktimave është mbi 13 mijë.

Ndërkohë, 2,357 persona janë shëruar nga virusi duke e çuar totalin në mbi 40 mijë.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?