English

Spanjë, mbi 1 mijë viktima nga COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i viktimave nga COVID-19 në Spanjë ka shkuar 1,375 sipas konfirmimit të ardhur nga autoritetet mjekësore, ndërsa numri i personave të infektuar është mbi 25 mijë.  

- Advertisement -

Përhapja e coronavirusit i ka sjellë një barrë të madhe sistemit të shëndetësisë së Spanjës, me më shumë se 1 mijë persona në terapi intensive.

“Është e vërtetë që ndër personat që i përkasin grupeve të rrezikut të lartë, numri i fataliteteve do të jetë i lartë” tha Fernando Simon, drejtori i Qendrës së Koordinimit të Emergjencave.  

“Po përpiqemi së bashku me krahinat autonome dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të garantuar numrin më të lartë të mbijetuarve, por në disa raste kjo nuk do të jetë e mundur”.

Në mesin e shteteve europiane, vetëm Italia që është edhe vendi me numrin më të madh të prekurve në  botë, ka regjistruar më shumë raste dhe viktima nga COVID-19 se Spanja.

Spanja është në javën e parë të karantinës. Njerëzit mund të dalin nga shtëpitë vetëm në rastet kur nuk mund të punojnë nga shtëpia, për të blerë ushqime dhe për të nxjerrë kafshët shtëpiake ose për t’u kujdesur për personat në nevojë. Kontrollet e policisë kanë nisur në mbarë vendin për të vënë në zbatim masat izoluese.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?