English

Spanjë, policia përdor dronë për të shpërndarë mesazhe zanore mbi COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të diel policia spanjolle paralajmëroi qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi kufizimet mbi lëvizjet, të vendosura nga qeveria, do të hynë në fuqi.

- Advertisement -

Në Madrid, policia lokale përdori dronë për të shpërndarë audio mesazhe, përmes të cilave njerëzve u kërkohej të shmangnin lëvizjet.

Vendet publike, nga rrugët e qyteteve dhe në plazhet në mbarë Spanjën ishin të shkreta dhe me një prani të theksuar të policisë, me agjentët të veshur me dorezat lateks dhe maska në fytyrë.

Autoritetet në Spanjë, vendi i dytë evropian më i prekur nga koronavirusi pas Italisë, u bënë të qartë qytetarëve se lëvizjet duhet të jenë vetëm për rastet e domosdoshme, si për të blerë ushqime apo ilaçe.

Aktualisht, si pasojë e koronavirusit në shtetin iberik llogariten 288 të vdekur dhe 7 mijë e 753 të infektuar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?