English

Spanjë, shifër rekord të infektuarish e të vdekurish

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

 

- Advertisement -

Spanja ka njoftuar një shifër rekord personash të regjistruar me coronavirus COVID-19.

6584 persona janë identifikuar vetëm sot, duke e çuar totalin e të infektuarve në 40 mijë.

Numri i të vdekurve po ashtu ka arritur në një nivel rekord, në 2696.

“Kjo do të jetë një javë e vështirë”, tha Fernando Simon, kreu i qendrës së koordinimit të emergjencës shëndetësore.

Veç kësaj, Simon tha që në Spanjë janë infektuar rreth 5400 punonjës të stafit mjekësor.

Ndërkohë, autoritetet vendase janë vënë në lëvizje që të improvizojnë një morg për të përballuar situatën e emergjencës.

Për këtë është përdorur salla e një piste për patinazh, me përmasa olimpike, ku makinat e funeraleve do të sjellin të vdekurit.

Vendimi për të përdorur sallën e patinazhit is morg erdhi pasi shërbimi shtetëror i funeraleve tha se nuk e kishte kapacitetin për ta përballuar situatën e krijuar.

Pandemia e coronavirusit COVID-19 po ecën me ritme të shpejta. Deri tani janë prekur 381 mijë persona pothuajse në çdo shtet të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i  përgjithshëm i OBSH-së, tha se të gjitha vendet duhet ta luftojnë pandeminë pa u ndalur, duke bërë sa më shumë testime dhe gjurmim të kontakteve që kanë pasur të infektuarit.

Ai tha se shtetet botërore nuk mund të fitojnë vetëm duke u mbrojtur nga virusi, por edhe duhet të sulmojnë.

Në të gjithë botën janë 1.5 miliardë njerëz që u është kërkuar të mos dalin nga shtëpitë, ndërkohë që qeveritë kanë kufizuar lëvizjet dhe veprimtaritë e shumta.

Deri tani, coronavirusi ka infektuar 381.000 njerëz dhe ka marrë 16.500 jetë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?