English

Spitali Infektiv sqaron gjendjen shëndetësore të 61-vjeçarit, që pësoi vdekje klinike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjekët e Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë kanë sqaruar sot situatën e 61-vjeçarit nga Tirana, i cili fillimisht u deklarua prej tyre se kishte humbur jetën.

- Advertisement -

Sipas mjekut infeksionist, Pëllumb Pipero, 61-vjeçari nga Tirana ka pësuar vdekje klinike mëngjesin e sotëm, ndërsa shtoi se janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta rikthyer në jetë. Ai u shpreh se 61-vjeçari është rikthyer në jetë, por se gjendja e tij shëndetësore mbetet shumë e rëndë.

“Kemi raste të rënda dhe kemi raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive, midis të cilëve njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë por pa e humbur shpresën e personelit shëndetësor, të mjekëve reanimator për ta rikthyer atë në jetë. Fatmirësisht u rikthye në jetë por vazhdon të jetë ende rëndë”, deklaroi Pipero.

Sipas Piperos, situata në shërbimin e sëmundjeve infektive është shumë dinamike. Ai theksoi se mbi 40 pacientë janë aktualisht të shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa mjekët pohoi Pipero po bëjnë përpjekjet maksimale dhe po përkujdesen për shëndetin e personave të infektuar nga COVID-19.

“Dinamika sa i takon shtrimeve të rasteve të reja, ndjekjes në dinamikë të rasteve të shtruara në të gjitha pavionet. Tashmë ne kemi më shumë se 40 të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive. Secili nga ato ka problematikën e tij në varësi të të moshës dhe të sëmundjeve kronike. Kemi raste që janë relativisht mirë dhe shpresojmë nga dita në ditë t’i nxjerrim. Në këtë situatë, në këtë lloj dinamike të zhvillimit të pandemisë në vendin tonë, të rasteve të shtuara edhe këtu tek Ne, por edhe rasteve të konfirmuara çdo ditë, vazhdoj të këmëngul e t’iu them të gjithë qytetarëve, të jenë të duruar, të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi dhe nëse kanë nevojë mjafton të telefonojnë në numrin 127”, theksoi dotori i mirënjohur, Pëllumb Pipero.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?